Lajme
Korrupsioni në Kosovë vazhdon të lulëzojë
Sa i përket pjesës për Kosovën, Transparency International adreson korrupsionin si një problem të madh
Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia duhet të bëjnë më shumë në garantimin e implementimit të ligjeve kundër-korrupsionit, thuhet në raportin e fundit të organizatës, Transparency International.
Transparency International thërret qeveritë e vendeve përkatëse të ndërtojnë kapacitete dhe të përmirësojnë qeverisjen.
“Ka nevojë për një vullnet më të madh politik për të adresuar çështjen e korrupsionit në këto vende” ka thënë Jana Mittermaier, Udhëheqëse e zyrës së Transparency International, në BE.
Sa i përket pjesës për Kosovën, raporti përmban një sërë kritikash dhe adreson korrupsionin si një problem të madh. Aty thuhet se ka mungesë mbështetje për gjyqtarët, mungon profesionalizmi në sistemin gjyqësor dhe jo vullnet për ta përmirësuar situatën.
“Shërbimi civil mbetet jo profesional, me interferenca të shumta politike. Mungesë llogaridhënie në prokurimin publik që rrit mundësinë për korrupsion në një numër të madh tenderësh. Media dhe shoqëria civile shoqërohet më vështirësi në monitorimin e qeverisë dhe kuvendit”, theksohet në raport.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026












