Lajme
Kosova në korrik nis aplikimin e masave të reciprocitetit
Mimoza Kusari-Lila: Në muajin korrik të nis aplikimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bosnjës
Gjatë raportimit në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, ku temë kryesore e diskutimit ka qenë marrëveshja e CEFTA-s, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se po pret zhvillimet që do të ndodhin në rundin e ardhshëm të bisedave mes Kosovës dhe Serbisë që pritet të realizohen në muajin korrik, në mënyrë që pastaj të merret vendimi definitiv për masa reciprociteti ndaj dy vendeve të lartpërmendura.
Ajo gjithashtu ka pranuar se këto masa nuk do të mund të aplikohen edhe në dy pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit.
Kjo ka nxitur reagim të ashpër të deputetit të Vetëvendosjes, Visar Imeri, i cili ka kritikuar shtyrjen e aplikimit të masave, duke vlerësuar se kjo situatë do të jetë në të keq të konsumatorëve.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026












