Tahiri: Njohja e Kosovës, kusht për integrimin e Serbisë në BE
Tahiri:Për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Serbia e ka kusht ta njohë pavarësinë e Kosovës
“Me dialogun Kosovë-Serbi synohet përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe, po ashtu, dialogu kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, në forumin për dialog, “Mbi Dialogun”, organizuar nga “Projekti për Marrëdhënie Etnike”, ku pjesëmarrës ishin shqiptarë dhe serbë nga Kosova. “Ky normalizim i plot arrihet pas njohjes reciproke të dy shteteve”, ka theksuar zëvendëskryeministrja Tahiri, duke thënë më tutje se, si efekt tjetër i rëndësishëm është edhe rëndësia e qasjeve evropiane në dialog. Ajo theksoi se ka përparime substanciale që nga fillimi i këtij dialogu ku përmendi fushën e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, energjisë dhe çështjet e telekomunikacionit. Tahri bëri të qartë se vijat e kuqe për të cilat nuk do të bisedohet janë statusi i Kosovës, integritetit territorial i Kosovës. Sipas saj bashkëpunimi evropian është shumë i rëndësishëm dhe se për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Serbia e ka kusht ta njohë pavarësinë e Kosovës. Fryma bashkëpunuese dhe në fqinjësi të mirë përshpejton integrimet euroatlantike, ka theksuar zëvendëskryeministrja Tahiri.
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas












