Lajme
UEFA inspekton stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër
Jo zyrtarisht mësohet se terreni në këtë stadium është shumë më mirë sesa në ndeshjen me Spanjën. sipas FIFA-s “Loro Boriçi” është gati për eliminatoren ndaj Izraelit
Pesë ditë para se të zhvillohet ndeshja e xhiros së katërt për eliminatorët e botërorit Rusia 2018, ndërmjet Shqipërisë dhe izraelit, inspektorë e UEFA-s kanë zbarkuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës për të parë nga afër gjendjen e fushës ku do luajë kombëtarja shqiptare.
Ekipi i shoqëruar nga kompania që administron fushën dhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë bërë testime me aparatura për barin e fushës dhe rezultatet, siç raporton TCH, kanë qenë të mira.
“Jo zyrtarisht mësohet se terreni është shumë më mirë sesa në ndeshjen me Spanjën dhe në eliminatore ndaj Izraelit do jetë gati. Sipas burimeve pranë UEFA-s, pas përballjes eliminatore fusha e “Loro Boriçit” do të ketë nevojë për ndërhyrje për të arritur parametrat maksimalë të kërkuar nga qeveria e futbollit kontinental”, thuhet në raport.
Pas shkuarjes në renovim të stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, Kombëtarja e Shqipërisë i ka zhvilluar ndeshjet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Në këtë të fundit, ndeshjen e parë eliminatore e ka zhvilluar edhe kombëtarja e Kosovës, e cila nuk ka fushë të veten.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të huajt që kërkojnë një jetë më të... -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës -
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos












