Fun
Në Evropë shiten 500 vetura elektrike në ditë
Mesatarisht, në vendet evropiane këtë vit kemi një rritje në shitjen e makinave elektrike me 22 për qind. Kampion absolut është Norvegjia
Çdo ditë 530 makina të reja elektrike dhe hibride shfaqen nëpër rrugët evropiane. Që nga fillimi i këtij viti, janë shitur një total prej 142,982 automjeteve, të cilat lëvizin me energji elektrike, më shumë se mesatarja ditore e shoferëve evropianë.
Disa vende janë duke shënuar rritje në shitjet e të dy llojeve të automjeteve elektrike. Në Austri, në nëntë muajt e parë janë shitur 3765 automjete të tilla apo 161% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Belgjikë, rritja gjithashtu shënon vlerën tri shifrore nga 139 për qind dhe rreth 7000 automjete elektrike. Nga tregjet më të mëdha për këto automjete është mbresëlënëse Suedia, me 9407 automjete dhe një rritje prej 84 për qind, njëjtë si në Spanjë, ku janë shitur 2.452 makina elektrike ose 82% më shumë se në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar.
Mesatarisht, në vendet evropiane këtë vit kemi një rritje në shitjen e makinave elektrike me 22 për qind. Kampion absolut është Norvegjia, e cila është përgjegjëse për pothuajse një të pestën e shitjeve totale të automjeteve elektrike në Evropë. Nuk është çudi, sepse ndërkohë, çdo makinë e tretë shitur në vend lëviz me energji elektrike. Suedia është e dyta në listën e vendeve me më së shumti vetura elektrike 3.5 për qind, e ndjekur nga Holanda me 2.8% dhe Zvicra me 1.8 për qind.
Çdo shtet zbaton strategji të ndryshme për të nxitur shitjet e automjeteve elektrike, në njërën anë me subvencionet e qeverisë në shumën deri në disa mijë euro për blerjen e automjeteve elektrike dhe në anën tjetër duke afruar falas mbushës dhe vende të parkimit, përjashtimin nga taksat vjetore të makinave dhe mundësinë e përdorimit të korsive që do të jenë të rezervuar për transportin publik.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













