Shkurt.ch
Zvicra ka strehuar 28 refugjatët e parë nga 1500 për sa është zotuar
Duke qenë se, përmes Marrëveshjes së Dublinit edhe Zvicra është pjesërisht pjesë e politikës së azilit të BE-së, ajo është deklaruar e gatshme për të pranuar 1500 refugjatë përmes kësaj rruge
Zvicra, në kuadrin e planit të BE-së për strehimin e refugjatëve nga kampet ku ndodhen në Greqi, ka marrë 28 refugjatët e parë, të kuotës që i takon. Këta persona janë sjellë në Zvicër nga fundi i javës së kaluar, ka konfirmuar Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) për Agjencinë e Lajmeve SDA.
Refugjatët e strehuar duhet t`i nënshtrohen procedurës së rregullt të azilit por shanset e tyre për t`u pranuar në Zvicër janë përgjithësisht të mira.
Verën që shkoi, shtetet anëtare të BE-së patën vendosur që të merrnin rreth 160.000 refugjatë të strehuar në Itali dhe në Greqi, transmeton albinfo.ch. Me këtë veprim ato synonin shkarkimin e dy vendeve të përmendura që janë më të ngarkuarat nga fluksi i refugjatëve.
Duke qenë se, përmes Marrëveshjes së Dublinit edhe Zvicra është pjesërisht pjesë e politikës së azilit të BE-së, ajo është deklaruar e gatshme për të pranuar 1500 refugjatë përmes kësaj rruge.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











