Sport
Spanja shuan ëndrrën evropiane të Zvicrës
Përfaqësuesja zvicerane humbi nga ajo spanjolle me rezultat 0:2. U angazhuan të pesë lojtarët shqiptarë
Në Kampionatin evropian në futboll për grupmoshat U21, i cili u mbajt në Danimarkë, në finale u takuan reprezentacioni i Zvicres dhe ai i Spanjës. Ndeshja u luajt në praninë e mbi 20 mijë shikuesve.
Në formacionin bazë në radhët e përfaqësueses zvicerane nga radhet e shqiptarëve u paraqitën Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Pajtim Kasami duke zëvendësuar Xhakën si dhe Abrashi që zëvdnësoi Frei.
Pjesa e parë kryesisht u zhvillua në mesin e fushës, me disa raste shënimi nga të dy përfaqësueset, deri në minutën e 41 ku spanjollët shënuan për të shkuar në pushim me një gol epërsi.
Në pjesën e dytë spanjollët ishin më tepër në zotërim të topit. Në anën tjetër vërehej një lodhje e lojtarëve zviceranë. Zviceranët krijuan disa raste shenimi , sidomos me anë të Shaqirit por pa sukses. Luhej minuta e 80, gjuajtje e lirë për spanjollët.
Portieri zviceran Sammer kishte dalë shumë para portës të cilën e vërejti futbollisti spanjoll i cili me një gjuajtje precize, e ashtuquajtur parabollë, befasoi portierin dhe ngriti rezultatin 2 me 0 për spanjollët. Me këtë gol edhe u shuan shpresat e zviceranëve për një rezultat të favorshëm.
Marrë në përgjithësi, edhe vendi i dytë dhe medalja e argjent në evropian, për këtë formacion të Zvicrës është sukses i madh. Në këtë kampionat u paraqiten 5 futbollistë shqiptarë. (S.S.)
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive













