Bota
Katër hajdutët nga Kosova ende në paraburgim
Hetimet kanë treguar se të dyshuarit 20-41 vjeç kanë kryer të paktën edhe gjashtë vjedhje të tjera dhe një vjedhje në tentativë
Në paraburgim që nga fundjava e kaluar janë katër burra të cilët dyshohen se kanë kryer shumë vjedhje në rajonin Heilbronn në muajt e fundit, shkruan ‘stimme.de’.
Policia ishte duke i përcjell që një kohë të gjatë, derisa përmes hetimeve janë konfirmuar dyshimet e policisë. Të shtunën, hajdutët e dyshuar, të gjithë shqiptarë nga Kosova, ishin arrestuar pas një vjedhje në një shtëpi në Bad Rappenau-Babstadt, përcjell albinfo.ch.
Hetimet e mëtejme kanë treguar se të dyshuarit 20-41 vjeç kanë kryer të paktën edhe gjashtë vjedhje të tjera dhe një vjedhje në tentativë. Policët kishin paraqitur prova të qarta për 20-vjeçarin, kurse autorëve iu ishte gjetur edhe bizhuteri.
Të dyshuarit kishin dalë para gjykatës të dielën dhe më pas ishin shpërndarë në burgje të ndryshme. Hetimet janë duke u vazhduar. Hetuesit edhe të mërkurën nuk kanë treguar qartë se si do të shkojë procesi ndaj tyre, a do të dënohet apo si të dënohen.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih













