Integrimi
Vrasje e mistershme e shqiptarëve në Milano
Aktiviteti kriminal në trafikun e drogës është një nga hipotezat më të mundshme që kanë çuar në realizimin e këtij skenari vrasës
Dy shqiptarë u vranë në Milano, por vrasja e tyre ende vazhdon të jetë mister, shkruan albinfo.ch.
Agron e Alban Lleshaj ishin vrarë me armë zjarri në mbrëmjen e së enjtes në komunën Canegrate në provincën e Milanos.
Alban Lleshaj i moshës 36 vjeç e Agron Lleshaj 29 vjeç janë djem xhaxhallarësh me origjinë nga Rrësheni e para se të transferoheshin në Itali kanë jetuar në qytetin e Lezhës.
Ata ishin të paarmatosur dhe po udhëtonin me një automjet “Volkswagen Polo”, ngjyrë gri. Nga ekspertiza ka rezultuar se plumbat i kanë marrë jetën fillimisht Albanit, i cili ishte në vendin e pasagjerit, ndërsa më pas është vrarë Agron. Ai në përpjekje për t’iu shpëtuar vrasësve është përplasur me disa automjete në zonë, ndërsa ndjekja e atentatorëve ka zgjatur për 500 metra.
Policia italiane ka gjetur në veshjet e tyre dhe çelësat e banesës të cilën e kanë kontrolluar e vënë në sekuestrim qysh natën e ngjarjes së këtij krimi të dyfishtë.
Kushërinjtë Lleshaj janë dënuar më parë nga policia italiane për dhunë, armëmbajtje pa leje e mbi të gjitha për trafik droge. Pikërisht aktiviteti kriminal në trafikun e drogës është një nga hipotezat më të mundshme që kanë çuar në realizimin e këtij skenari vrasës.
“Corriere della sera” ka përcjellë dhe një informacion më shumë në lidhje me këtë ngjarje. Sipas kësaj të përditshme, disa ditë më parë është arrestuar një trafikant droge i njohur shqiptar, i cili thuhet se është xhaxhai i dy viktimave e se ndoshta dy ngjarjet janë të lidhura mes tyre.
Policia italiane po analizon trafikun e telefonave celularë të dy shqiptarëve si dhe po heton personat me të cilët ata frekuentoheshin.
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










