Bota
Gjermania kërkon 51 mijë specialistë të IT-së
Një vit më parë numri i specialistëve për këtë profesion ishte numëruar në 43 mijë. Ky studim është prezantuar nga shoqata digjitale Bitkom
Gjermania po e ndien mungesën e profesionistëve. Ajo është në kërkim të 51 mijë specialistëve të IT-së. Numri i vendeve të lira për këtë profesion është rritur 20 % më shumë brenda një viti, shkruan gazeta austriake “der Standard”, njofton “albinfo.ch”.
Një vit më parë numri i specialistëve për këtë profesion ishte numëruar në 43 mijë. Ky studim është prezantuar nga shoqata digjitale Bitkom. Në studim ishin intervistuar mbi 1500 menaxherë nga kompanitë e të gjitha brendeve industriale.
70 për qind e kompanive ka treguar se kanë mungesë të specialistëve të IT-së. Një vit më parë kjo shifër ishte vetëm 60 për qind. Vetëm në industrinë e IT-së dhe telekomunikacionit mund të gjenden 20,500 vende të lira.
Para se gjithash, shitësit Software-ve dhe ofertuesit e IT-së janë shumë të kërkuar me 17,400 vende të lira. 2.200 ekspertë kërkohen për kompanitë që ofrojnë pajisje të IT-së dhe teknologji të telekomunikacionit. 900 vende të tjera të lira janë për ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit.
Po ashtu numër i madh kërkohen edhe për profesionistëve të cilët janë në kërkim për zhvilluesit e programeve dhe profesioneve të tjera që kanë të bëjnë më IT.
E-Diaspora
-
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë Kryesia Qendrore e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) ka bërë të ditur se një dokument... -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











