Shkurt.ch
Konfuzion rreth migracionit
70 % mendojnë se po të mos kishte ardhje të të huajve, në Zvicra do të kishte mungesë personeli por 62% janë për kufizimin e ardhjeve nga BE
Në sondazhin (barometrin) e publikuar të premten lidhur me preferencat politike dhe partiake të zviceranëve është përfshirë edhe qëndrimi i tyre lidhur me politikën e migracionit.
Të anketuarit kanë mendime të ndryshme për këtë problematikë mirëpo 70 për qind të tyre mendojnë se po të mos kishte ardhje të të huajve, Zvicra do të vuante nga mungesa e personelit, në shumicën e fushave.
Në të njëjtën kohë, 62% të të anketuarve janë të mendimit se duhet të kufizohet pranimi i të huajve nga vendet e Bashkimit Evropian, shkruan sf1.ch.
Qëndrimet lidhur me këtë çështje janë vlerësuar edhe duke iu referuar bazës partiake të pjesëmarrësve në sondazh. Kështu, 44% e të anketuarve me bazë partiake Partinë Socialdemokrate kanë qenë për kufizimin e përmendur.
Kjo shkallë e lartë e atyre që kërkojnë kufizim të ardhjeve dhe që njëherësh e pranojnë se pa të huaj do të ketë mungesë personeli sipas realizuesve të sondazhit nga gfs.bern tregon se në Zvicër nuk ka më ndarje të qartë në mes të kundërshtarëve dhe atyre që miratojnë ardhjen e të huajve në këtë vend.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë












