Lajme
Diaspora shqiptare, një dhe e pandashme
“Të mos gabojmë t’i vendosim në diasporë kufijtë, për të cilët nuk na ka pyetur askush në Ballkan”, deklaroi ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati
Diaspora shqiptare është një dhe e pandashme, prandaj si e tillë duhet të trajtohet edhe nga shtetet tona. Kështu deklaroi ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të punimeve të Samitit të Diasporës Shqiptare që u mbajt në Tiranë, nga dita e premte deri sot. “Të mos gabojmë t’i vendosim në diasporë kufijtë, për të cilët nuk na ka pyetur askush në Ballkan”, deklaroi Murati.
Në kuadër Samitit të Diasporës Shqiptare U organizuan edhe tetë panele, ku përmes një bashkëbisedimi të hapur mes bashkatdhetarëve dhe përfaqësuesve të të dyja shteteve, Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, u trajtuan tema të ndryshme në interes të diasporës dhe atdheut.
Ministri Murati theksoi edhe nevojën e një raporti të ri cilësor me diasporën, duke pasur parasysh se diaspora jonë sot ka krijuar burime të jashtëzakonshme njerëzore.
Ai e ritheksoi faktin se organizimi i partive politike shqiptare në diasporë vetëm e përçan atë dhe e dëmton funksionimin e saj, “përderisa duhet të punohet për përfaqësimin më të mirë të diasporës në institucionet tona, por edhe në institucionet e shteteve ku jetojnë bashkatdhetarët tanë”.
Në këtë panel prezantuan edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Odeta Barbullushi, pastaj nga Giove ani Maria De Vita nga Drejtoria e Përgjithshme për italianët jashtë vendit; Mark Gjonaj, anëtar i Asamblesë së shtetit të Nju-Jorkut; Ahmet Gjanaj, deputet i rajonit të Brukselit; Kingsley Aikins nga Irish Diaspora Organization, dhe Konstadin Ristani me përvojën e tij nga administrata publike e Kanadasë.
Në panelet e tjera, ku u diskutua për kulturën, arsimin, ekonominë, shërbimet konsullore dhe diplomacinë publike, panelistë ishin edhe Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës; Arsim Bajrami, ministër i Arsimit; Rexhep Hoti, zëvendësministër i Kulturës; Kushtrim Sheremeti, shef i Kabinetit në Ministrinë e Diasporës etj.
Samiti i Diasporës organizohet për herë të parë dhe nën përkujdesin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës, ndërsa po marrin pjesë rreth 1000 përfaqësues të diasporës nga 40 shtete të ndryshme. Samiti i ardhshëm do të organizohet në Prishtinë!
Ndërkaq kryeministri shqiptar, Edi Rama, në video-komunikimin e kësaj të diele drejtuar popullit shqiptar, është fokusuar tek Samiti i Diasporës që u mbajt për herë të parë në Tiranë, ku morën pjesë rreth 1000 emigrantë shqiptarë nga 40 vende të botës. Ai tha se brenda vitit 2017 do të krijohet Këshilli Kombëtar i Diasporës Shqiptare.
Sipas Kryeministrit, kjo do të jetë një strukturë që do të mundësojë bashkëpunimin e shtetit shqiptar me shqiptarët kudo ku ndodhen nëpër botë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












