Lajme
Të dyshuarit për sulm ndaj ekipit të Izraelit, mbeten në paraburgim
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit e Republikës së Kosovës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për të cilën po dyshohen
Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës ka lënë fuqi masën e paraburgimit ndaj 17 personave të dyshuar për “Përgatitje e veprave penale terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë se Republikës së Kosovës”. Këta persona dyshohet se kanë përgatitur disa sulme terroriste në Kosovës e Shqipëri.
“Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit ka refuzuar sit të pa bazuar ankesat e avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Sipas vlerësimit të kësaj, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për të cilën po dyshohen”, thuhet në vendimin e Gjykatës së apelit, që është shkalla e dytë e gjykatës kosovare.
Ndryshe, siç ka paralajmëruar Policia e Kosovës, ky grup kosovarësh dhe një nga Maqedonia, nën urdhrat e dy xhihadistëve kosovar të ISIS-it, Lavdrim Muhaxheri dhe Ridvan Aqifi, kishin planifikuar t’i bëjnë disa sulme të konkretizuara terroriste në Kosovës e rajon, përfshirë edhe sulmin ndaj lojtarëve dhe mbështetësve të kombëtares së Izraelit.
Institucionet e Sigurisë thuhet se e kanë kuptuar mesazhe të qarta, se persona të caktuar, tashmë të arrestuar, ishin në kontakt me të dyshuarin L. M., nga i cili merrnin udhëzime në përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve terroriste në rajonin e Ballkanit.
“Pas një monitorimi dhe hetimi për një periudhë të gjatë kohore, ku janë përdorur të gjitha masat e specializuara të fshehta të hetimit, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme ku personat e caktuar ishin në planifikim të kryerjes së akteve terroriste në Republikën e Kosovës si dhe ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll, fansave tyre që pritej merrnin pjesë gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izrael”, njofton Policia.
Gjatë realizimit të këtyre operacioneve policore në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 281 gramë eksploziv i llojit TATP, që vlerësohet si një ndër eksplozivet më të rrezikshëm dhe më të ndjeshëm; rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë; një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm, shumë municion, radiolidhje dhe libra fetarë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro













