Lajme
Projekt ambicioz, kosovarët krijojnë veturën e parë elektrike
Një marrëveshja e nënshkruar ndërmjet IPKO-s dhe kompanisë “Bonevet” parashikon konvertimin e makinës Renault Twingo, nga derivati i naftës në lëvizje me elektrikë
Kompani IPKO dhe të rinjtë e qendrës krijuese “Bonevet” e kanë nisur një projekt shumë inovativ dhe ambicioz, pikërisht në kohën kur e gjithë vëmendja e industrisë është tek makinat elektrike. Marrëveshja ndërmjet dy kompanive parashikon fillimin e megaprojektit pesë vjeçar të quajtur EVIB për konvertimin e makinës Renault Twingo, nga derivati i naftës në lëvizje me elektrikë.
Prototipi i makinës elektrike të cilën do ta bëjnë ekipi prej 6 anëtarësh në BONEVET ka përfunduar dhe pjesët përbërëse të kësaj makine janë shtypur përmes printerit në 3D. Realizimi i projektit do të bëhet në mes të vitit të ardhshëm në makinën ekzistuese Renault Twingo, njofton IPKO.
“Ne jemi mahnitur me potencialin e këtyre të rinjëve për të shndërruar idetë e tyre në produkte inovative që për bazë kanë mbrojtjen e ambientit” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO, pas nënshkrimit të marrëveshjes me “Bonevet”.
Ndërkaq Vëllaznim Xhiha, themelues i “Bonevet” ka thënë se është krenar për arritjen e marrëveshjes së parë mes hapësirës krijuese “Bonevet” me industrinë e Kosovës.
“Bonevet’ është një qendër e cila e stimulon kreativitetin e të rinjve, e cila ka rëndësi shumë të madhe në krijimin e fëmijëve jo vetëm si teknik por edhe si persona. Në “Bonevet” fëmijët mësojnë me e zbuluar talentin e vet, e kjo më pas ju çelë atyre rrugën për karrierën e tyre profesionale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











