Lajme
Në Serbi as me targa, as me pasaporta të Kosovës
Stefanoviq:"Nëpër rrugët tona nuk do të ketë makina ne stemën e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës"
Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet me Kosovën Borko Stefanoviq ka deklaruar se “Kosova për Serbinë nuk është shtet, as që do të jetë ndonjëherë”. Sipas tij, marrëveshja e Brukselit me Prishtinën do të lehtësojë jetën e përditshme të popullit serbë në Kosovës, por nuk do të thotë njohje indirekte e pavarësisë së Kosovës, ka thënë Stefanoviq, transmetojnë mediet kosovare intervistënpër gazetën “Veçernje novosti”.
“Pasaportat që si zgjidhje na imponoi Prishtina, nuk kaluan. Nëpër rrugët tona nuk do të ketë makina ne stemën e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, siç e citon “Novosti” të jetë shprehur Stafanoviq, duke i numëruar “përparësitë” e marrëveshjes për palën serbe.
“Do të vazhdojmë të kryejmë funksionin e shtetit ndaj komunave tona dhe qytetarëve tanë në Kosovë. Serbët edhe më tutje normalisht mund të shfrytëzojnë dokumentet e Republikës së Serbisë, nëse këtë e duan”, thotë Stefanoviq.
Siç shkruan kjo gazetë gazetë, qytetarët e Kosovës që në linjën administrative me Serbinë vijnë me makina, në të cilat janë targat me stemë të Kosovës dhe të cilët kanë me vete vetëm pasaportat e Kosovës, por nuk do të mund të vazhdojnë rrugën.
Mirëpo, nëse kanë letërnjoftim, mund të vazhdojnë më tutje, por me atë rast do të marrin një karton identifikues, ndërsa targat do të ndërrohen me ato të përkohshme. Targat e UNMIK-ut me singlën KS nuk do të bëjnë pengesa. Në dalje të Serbisë udhëtari ua kthen aurtoriteteve kufitare serbe kartonin identifikues, i cili shërben si dëshmi se ka hyrë në Serbi. Udhëtari pastaj në shtetin tjetër mund të tregojë pasaportën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













