Shkurt.ch
Shtrenjtohet bileta vjetore e trenit, shkurtohet rruga për në jug
GA i klasit të dytë me të renë do të kushtojë 3860 franga në vit ose 205 franga më shumë se deri tash. Ndërsa ai i klasit të parë, 6300 franga ose 330 më shumë se tash.
Abonamenti i përgjithshëm vjetor (GA) që vlen për (pothuaj) gjithë rrjetin hekurudhor dhe atë të autobusëve në Zvicër, nga 11 dhjetori i vitit 2016 do të kushtojë për 205 franga më shumë se deri më tash. Kjo është risia më e “këndshme” e planit të ri të SBB-së, që zakonisht publikohet në fund të vitit.
Këtë plan me disa risi e kanë bërë të njohur sot në një konferencës shtypi autoritetet e SBB/CFF në Bernë.
E re është edhe koha e shkurtuar e rrugës për në kantonin jugor, Ticinon. Me tunelin e ri bazik të Gothardit (më të gjatin në botë, 57 km), trenat do fitojnë gjysmë ore, që domethënë rruga Cyrih – Lugano, për shembull me tren do të kalohet për vetëm pak më shumë se 2 orë. Brenda çdo dy orëve në këtë tunel do të qarkullojnë nga tre trena në të dy drejtime.
GA i klasit të dytë me të renë do të kushtojë 3860 franga në vit ose 205 franga më shumë se deri tash. Ndërsa ai i klasit të parë, 6300 franga ose 330 më shumë se tash.
Me planin e ri do të ketë shtrenjtime, por më të vogla edhe të biletave individuale. Kështu bileta dydrejtimëshe Cyrih-Bazel, nga 33 franga sa është tash, pritet të kushtojë 34 franga.
Një lehtësim që shihet në planin e ri parasheh që për të shfrytëzuar biletat për fëmijë të mos kërkohet domosdo që personi shoqërues të jetë familjar i tyre, përcjell albinfo.ch. Dhe nga 1 shkurti 2017 për një biletë të fëmijëve do të paguhet 15 franga (përkrah abonamentit me gjysmë çmimi) vetëm 15 franga.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













