Shkurt.ch
Edhe në Aargau “schwyzerdütsch”?
Gjuha e folur ose dialekti janë pjesë të rëndësishme të kulturës dhe të identitetit zviceran, kanë thënë demokratët zviceranë
„Demokratët Zviceranë”, një parti e vogël e spektrit të djathtë, ka lancuar në kantonin Argau iniciativën për futjen e dialektit (schwizerdütsch) në arsimin parashkollor, gjegjësisht kopshtet e fëmijëve.
Dy muaj më parë një iniciativë e ngjashme kishte pasur sukses në kantonin e Cyrihut, ku populli e kishte miratuar me shumicë votash. Ndërsa në Bazel qe pranuar që të përdoreshin barabarësisht gjuha standarde dhe dialekti.
Gjuha e folur ose dialekti janë pjesë të rëndësishme të kulturës dhe të identitetit zviceran, kanë thënë demokratët zviceranë në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur në Suhr, ku vendosën njëzëri për iniciativën.
Iniciativa kërkon që në ligjin për shkollat të futet detyrimi që gjatë dy viteve sa zgjat mësimi në kopshtet shkollore, të flitet si gjuhë kryesore, dialekti e jo gjuha letrare gjermane.
Grumbullimi i nënshkrimeve fillon më 18 korrik dhe nevojiten së paku 3000 nënshkrime që iniciativa të pranohet për procedim.
Kërkesa për futjen e gjuhës së folur në shkollat e Argaut, e bërë muaj më parë nga kjo parti në Parlamentin Kantonal qe hedhur poshtë me 92 vota kundër dhe 31 pro.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta













