Integrimi
Pas mbi 20 vitesh në Zvicër dëbohet në Kosovë: “I papërmirësueshëm”
Së fundi kosovarit i dështoi edhe mjeti i fundit juridik, ankesa që ai e drejtoi në Gjykatën Federale. Kjo e fundit e hodhi poshtë ankesën me arsyetimin se “interesi publik për dëbimin e tij, marrë parasysh peshën në rritje të delikteve, është i madh"
Kosovari sot 40 vjeçar kishte ardhur në Zvicër në moshën 17 vjeçare në kuadër të bashkimit familjar. Nga viti 2003 ai kishte marrë lejen e qëndrimit të përhershëm (Viza C). Ndërkohë është martuar dhe sot ka dy fëmijë. Qysh në moshën 19 vjeçare ai ka rënë në konflikt me ligjin, shkruan aargauerzeitung.ch. Fillimisht bëhej fjalë për delikte në komunikacion dhe përleshje ndërsa me kohë ka filluar të përfshihet edhe në delikte falimentimi, keqpërdorime financiare dhe sërish delikte në komunikacion. Të gjitha këto e përballën kosovarin me ligjin dhe me gjykime të ulëta.
Por, në maj 2014 Gjykata e Qarkut në Lenzburg i shqiptoi atij dënimin prej 30 muajsh burgim për vjedhje të rëndë me banda, për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe delikte tjera, transmeton albinfo.ch. Në janar të vitit 2015 ai u dënua edhe një herë për ndihmesë në vjedhje dhe shkaktim dëmesh materiale me pesë muaj burg. Pas gjithë kësaj, meqë ai tashmë kishte pasur një paralajmërim, Zyra Kantonale për Migracion ia shqiptoi vendimin për dëbim nga Zvicra. Fillimisht ajo ia hoqi lejen e qëndrimit dhe ia shqiptoi vendimin që pas vuajtjes së dënimit të lëshojë vendin.
Së fundi kosovarit i dështoi edhe mjeti i fundit juridik, ankesa që ai e drejtoi në Gjykatën Federale. Kjo e fundit e hodhi poshtë ankesën me arsyetimin se “interesi publik për dëbimin e tij, marrë parasysh peshën në rritje të delikteve, është i madh, përcjell albinfo.ch. Fakti se ai për më shumë se 20 vjet ka jetuar në Zvicër dhe këtu ka familjen, nuk ndryshon asgjë në këtë punë. Së paku gruaja, e cila po ashtu vjen nga Kosova, por edhe djali i vogël, munden të përshtaten me jetën në Kosovë. Por, ata mund edhe të jetojnë në Zvicër, me leje qëndrimi të përhershëm ndaras nga kryefamiljari”, përfundon arsyetimi i gjykatës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)