Lajme
Mërgata shqiptare e integruar mirë në Australi
Ministri i Diasporës, Valon Murati takoi zyrtarë të lartë të autoriteteve australiane. Ai atje mori mbështetje për integrimin kulturor të shqiptarëve në këtë shtet
Ministri i Diasporës, Valon Murati ka marrë mbështetje nga autoritetet australiane për zhvillimin kulturor të mërgatës shqiptare në këtë shtet të largët. Murati pas takimive me komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Sidnei dhe Melburn, si dhe pjesëmarrjes në aktivitetet kulturore me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ai ka zhvilluar takime me zyrtarë të shtetit Viktoria dhe me përfaqësues të Departamentit për Punë të Jashtme dhe Tregti të Qeverisë së Australisë.
Në shtetin Viktoria, ministri Murati u prit nga drejtori i Zyrës për Çështje Multikulturore në Qeverinë e këtij shteti, Hakan Akyol, dhe nga drejtori ekzekutiv në kabinetin e kryeministrit, Matt Loëe. Sipas një njoftimi për media lëshuar nga MeD, ata i njohën përfaqësuesit e shtetit të Kosovës me politikën që ka ndjekur ky shtet për pjesëtarët e komuniteteve, nëpër periudha të ndryshme kohore.
Sipas drejtorit Akyol, kjo zyrë çdo vit u ndan grante komuniteteve për mbështetje të aktiviteteve të tyre kulturore.
‘’Ministri Murati i njoftoi nikoqirët për aktivitetet që zhvillon aktualisht diaspora jonë në Australi, si në fushën e mësimit plotësues, po ashtu edhe në atë të jetës kulturore. Gjithashtu, ai i njoftoi ata lidhur me planin e tij për një varg aktivitetesh që do të mbështeten nga Ministria e Diasporës në të ardhmen, dhe për këtë kërkoi mirëkuptimin e autoriteteve australiane për mbështetjen e tyre’’, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në Kanberra, Murati dhe ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari janë pritur në Departamentin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Qeverisë së Australisë nga Louise Hand, udhëheqëse e Divizionit për Evropë, dhe Kevin Magee, udhëheqës i seksionit për Evropën Veriore, Jugore dhe Lindore.
‘’Edhe në këtë takim u bisedua për mbështetjen që mund të ofrojë Qeveria australiane për projektet e ndryshme në aspektin arsimor dhe kulturor’’.
Duke folur për misionin e Ministrisë së Diasporës, Murati ka folur për kompleksitetin e qasjes ndaj diasporës, si komunitet me ndjeshmëri të veçantë.
“Përpiqemi të jemi shumë të kujdesshëm në krijimin e një balance të qëndrueshme midis ruajtjes së identitetit, në njërën anë, dhe integrimit, në anën tjetër. Ruajtja e identitetit kombëtar pa integrim shkakton izolim, ndërsa integrimi pa ruajtje të identitetit kombëtar, shkakton asimilim. Prandaj, jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim”, tha ai.
Ministri Murati, në Melburn, gjithashtu vizitoi kompaninë shumë të suksesshme të biznesmenit nga Kosova, Ilmi Kusari, i cili aktualisht ka investuar edhe në Kosovë, dhe në planin e tij parasheh vazhdimin e këtij investimi.
E-Diaspora
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro














