Lajme
S’ka fitues në Drenas, kryetari zgjidhet në balotazh
Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka marrë 45 për qind të votave dhe ai do të shkoj në balotazh me kandidatin e NISMA-s, Isa Xhemajlaj që ka marrë 26 për qind të votave
Pas 17 vjetësh, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që drejtohet nga Kadri Veseli, pasardhës i Hashim Thaçi në këtë parti, nuk ka arritur të fitoj në raundin e parë për kryetar komune. Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka marrë vetëm 45 për qind të votave dhe ai do të shkoj në balotazh me kandidatin e NISMA-s, Isa Xhemajlaj që ka marrë 26 për qind.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sonte shpalli rezultatet preliminare, të cilat konfirmojnë balotazhin. Sipas KQZ0-së, në zgjedhjet e sotme në Drenas kanë votuar 40 për qind nga 52 mijë votues me të drejt vote, ndërsa Ramiz Lladrovci nga PDK-ja ka marrë rreth 45 për qind, Isa Xhemajlaj nga NISMA ka marrë rreth 26 për qind, ndërsa i treti në këtë garë ka dal kandidati i pavarur, Xhavit Drenori, i cili ka marrë 12 për qind të votave të votave.
Kandidati i AKR0-së, partisë që drejtohet nga biznesmeni Behgjet Pacolli ka marrë 7 për qind, ndërsa kandidati i LDK-së, partisë së kryeministrit Isa Mustafa, ka marrë vetëm 5 për qind.
Zgjedhjet për balotazh, sipas KQZ-së, do të mbahen me 1 janar 2017, ndërmjet kandidatit të PDK-së dhe atij të NISMA-s.
Kreu i kësaj të fundit, Fatmir Limaj është ndier i lumtur për sukseset e kandidatit të partisë së tij. Ai është i bindur se edhe në balotazh do të fitoj Isa Xhemajlaj i NISMA-s.
“Të gjithë qytetasve të Drenasit ia uroj këtë ditë zgjedhorë dhe një sjellje të kulturuar të Drenasit. Ka qenë një proces i rregullt dhe ata e meritojnë shumë këtë punë. Krejt çka ka ndodhë, qytetarët nuk kanë ra në provokim, me një objektiv të qartë për të ndryshuar Drenasi. Isa Xhemajlaj do të jetë kryetar i kësaj komune”, ka thënë Limaj.
Kurse kandidati i pavarur për kryetar në komunën e Drenasit, Xhavit Drenori ka thënë se do të ishte dëm i madh për komunën e Drenasit nëse do të udhëhiqej nga kundërkandidati i tij Ramiz Lladrovci.
“Do të ishte një dëm i madh në Drenasi do të udhëhiqej nga Ramiz Lladrovci sepse nuk është koncepti i tij i duhur për qytetarët e Drenasit. Mendoj që zgjedhjet e sotme kanë shkuar mirë si dhe kam pas një sukses të mirë. Se kënd do ta mbështet mendoj që është herët të flitet ende”, ka thënë Drenori.
Ndryshe, Drenasi është konsideruar si hambari i PDK-së për vota. Në këtë komunë që nga paslufta ka fituar PDK që ishte drejtuar nga Hashim Thaçi. Madje Drenasi bashkë me Skenderajn kanë qenë bastion i PDK-së që i kanë siguruar kësaj parti, së paku 10 deputet në Kuvendin e Kosovës. Asnjë parti tjetër nuk ka arritur të marrë vota në këto dy komuna.
Humbja e PDK-së, ia dresohet kryetarit Kadri Veseli, i cili për herë të parë prej që e ka marrë në dorë PDK-në nga Hashim Thaçi i cili u votua për president, u sprovua nga elektorati. Për shumëkënd këto zgjedhje kanë qenë test për KV para zgjedhje të kërkuara nacionale.
Zgjedhjet në Drenas janë të parakohshme, dhe pasojnë vendimin e Gjykatës Supreme e cila konfirmon dënimin prej 3 vjet burg për krime lufte ndaj ish kryetarit Nexhat Demaku. Ky i fundit u dënua bashkë me disa bashkëluftëtarë të tij, përfshirë Sami Lushtakun, kryetarin e Skenderajt dhe ish-komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejaman Selimin.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër












