Fotolajmi
Suedia ka nevojë për 64 mijë punëtorë të huaj në vit
Agjencia Suedeze e Punësimit tha se vendi skandinav këtë vit ka nevojë për 64 mijë emigrantë për të parandaluar një rënie të rritjes ekonomike të shkaktuar nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Michael Sjober, në një deklaratë në televizionin shtetëror “SVT” tha se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në vitin e ardhshëm mund të dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme Suedinë, përcjell albinfo.ch.
Nga zyra e punësimit përmendin se për shkak të mungesës së popullsisë të aftë të vendit, kërkohet një numër në rritje i punëtorëve të huaj.
“Norma e lindjeve në Suedi është shumë e ulët. Popullsia vendëse është në rënie. Në mënyrë që të vazhdojë me rritjen e mëtejshme, kërkohet punë, e në këtë mënyrë një popullsi më e madhe”, thotë Johan Bishman nga Agjencia e Punësimit.
Ai shtoi se disa kompani kanë ndier tashmë mungesën e punëtorëve, duke theksuar se ky problem do të vazhdojë të rritet vitin e ardhshëm.
“Mungesa e fuqisë punëtore tashmë do të ndikojë në sektorin publik dhe vitin e ardhshëm pasojat do të ndihen më shumë te sipërmarrësit. Një numër i kompanive private janë të prekura nga ky problem dhe kjo do të vazhdojë të rritet vitin e ardhshëm”, ka thënë Bishman.
Sipas Agjencisë për Punësim të Suedisë, duke reduktuar numrin e njerëzve që kanë lënë shkollën e mesme para diplomimit dhe kanë mbërritur moshën e pensionit, janë mënyrat që mund të lehtësojnë situatën, por thonë se zgjidhja afatgjatë është e nevojshme të kërkohet te emigracioni.
Sipas Agjencisë së Punësimit të Suedisë, një numër në rritje i vendeve të punës në këtë vend kanë marrë njerëz të cilët nuk kanë lindur në këtë vend. Ai tha se arsyeja kryesore për këtë është se vazhdimisht zvogëlohet numri i suedezëve që janë të aftë për punë dhe kompanitë suedeze punësojnë më shumë të huaj.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













