CH-Ballkani
Të shtunën voton diaspora
Në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, të shtunën do të votojnë qytetarët jashtë vendit nëpër ambasada dhe përfaqësi konsullore të Maqedonisë
Për të votuar në diasporë janë regjistruar 20.573 njerëz. Më së shumti janë regjistruar në Bernë , 4256 votues, Venedik 2.724, Detroit 1.170, New York 1.168 dhe në Melburn 1.112.
Në Bernë janë hapur tri njësi zgjedhore shtesë dhe dy në Venedik ndërsa mërgimtarët të drejtën e votës mund ta realizojnë nga ora 07:00 në mëngjes deri në orën 19:00.
Nga ana tjetër raportohet për 4706 akreditime për vëzhgues nga brenda dhe jashtë Maqedonisë që janë shpërndarë për monitorim e procesit të votimit më 11 dhjetor, në zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Shkup thonë se ky numër është më i madh në krahasim me proceset e kaluara zgjedhore. Interes më të madh, për të mbuluar votimet ka edhe nga gazetarët e huaj.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













