Lajme
Maqedoni: Pjesëmarrje e “kënaqshme” në votime
Pjesëmarrje më e lartë në votime, sipas KSHZ-së, është regjistruar në njësinë e 3 dhe të 1, ku numri i votuesve ka arritur në 38 për qind, ndërsa më së paku kanë dalë në zonën e 6 rreth 24 për qind
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 13, dalja në votime ka qenë relativisht e kënaqshme duke shkuar mbi 30 për qind. Pjesëmarrje më e lartë, sipas KSHZ-së, është regjistruar në njësinë e 3-ë dhe të 1-ë, ku numri i votuesve shkon në 38 për qind, ndërsa më së paku kanë dalë në zonën e 6 rreth 24 për qind.
Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, dalja e votuesve deri në ora 13:0, në nivel vendi ishte 34.53 për qind.
Njësia zgjedhore numër 1 kanë dalë 38.35%, në Njësia zgjedhore numër 2: 33,67%; në
Njësinë zgjedhore numër 3: 38.67%; në Njësinë zgjedhore numër 4: 39,28% votues; në Njësinë zgjedhore numër 5: 33.55% dhe; në Njësinë zgjedhore numër 6: kanë dalë 24,03% e votuesve.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, ka thënë se procesi zgjedhor kryesisht po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike. Sipas tij, ka pasur disa ankesa nga qytetarë që nuk kanë mundur të gjejnë emrat e tyre në regjistrat zgjedhore, ankesa këto që do të shqyrtohen sa më shpejt që të jetë e mundur që edhe ata të realizojnë të drejtën e votës.
Të drejtë vote në këtë zgjedhje kanë rreth 1.8 milion banorë të Maqedonisë, të cilët duhet të zgjedhin përbërjen e re parlamentare prej 120 deputetësh.
Në garë për mandate janë 11 lista të partive dhe koalicioneve partiake, katër prej të cilave janë të subjekteve politike shqiptare. Beteja kryesore zhvillohet mes VMRO DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së, PDSH-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët.
Zgjedhjet mbahen sipas sistemit proporcional me lista të mbyllura dhe ato po zhvillohen në gjashtë njësi zgjedhore ku çdonjëra prej tyre nxjerr nga 20 deputetë.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













