Lajme
Breivik dëshironte të takojë Karaxhiqin
Karaxhiqi, sipas manifestit të Breivik "përherë do të vlerësohet dhe kujtohet si një kryqëzator i nderuar dhe një hero evropian i luftës"
Në shtypin holandez janë botuar mjaft shkrime që merren me personalitetin e autorit të krimit të rëndë të bërë para dy ditësh në Norvegji. Një shkrim i botuar në gazetën holandeze “Telegraf” bën fjalë për synimin e kriminelit Anders Behring Breivik për të takuar kriminelin tjetër, serbin Radovan Karaxhiq.
Në vazhdim pjesë nga teksti i gazetës “Telegraf”.
“Anders Behring Breivik dëshiron ta takojë Radovan Karaxhiqin, njeriun që sipas tij është një hero. Kështu mund të lexohet në manifestin e publikuar kësaj jave në internet, i cili thuhet se ka rrjedhur nga njeriu i dyshuar për atentatet në Norvegji.
Teksti është i mbushur me lavdërime për përpjekjet e ish-presidentit të serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës për “çlirimin e Serbisë nga islamizmi”. Breivik, vetë e ka hartuar një plan se si t’i deportojë myslimanët nga Evropa, plan që shkon deri në vitin 2083.
Karagjiqi, sipas manifestit “përherë do të vlerësohet dhe kujtohet si një kryqëzator i nderuar dhe një hero evropian i luftës”. Shkruesi mohon se Karagjiqi është “një vrasës masiv dhe racist”, sikur e paraqesin të tjerët.
Karagjiqi gjithashtu duhet edhe para GJND-së të përgjigjet për gjenocidin e shkaktuar (vrasje të popujve), për vrasjen e 8000 burrave dhe djemve myslimanë nga Srebrenica. Por sipas manifestit janë pikërisht ata myslimanët, që kanë shkaktuar “gjenocid indirekt” duke e populluar fuqishëm Bosnjen dhe Hercegovinën me dekada të tëra, “gjë që shumë përputhet me këtë që ne po e përjetojmë në Evropën Perëndimore”.
Ai “zbatim luftarako-demografik” -sipas tekstit, është “një prej formave më asgjesuese të Xhihadit”. Karaxhiqi ka dashur që Bosnjen dhe Hercegovinën “ta çlirojë nga ideologjia e urrejtjes gjenociduese e cila njihet si islamizëm”, përfundon gazeta “telegraf”. (Përktheu nga holandishtja: Florim Behluli).
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













