Lajme
“Kosova e Re” nuk ka gjasa që të fillojë para vitit 2013
Punimet për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” nuk ka gjasa që të fillojnë para vitit 2013.
Pas marrjes së vendimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës për rikonfigurimin e Komitetit Drejtues të Projektit, sipas ndryshimeve organizative në strukturën qeveritare dhe pas marrjes edhe të pëlqimit nga Banka Botërore, e cila është partner në këtë projekt, kanë rifilluar të mbahen takimet e këtij komiteti, detyra kryesore e të cilit është finalizimi i kërkesës për propozime-tenderi.
Në shtator të këtij viti pritet që të shpallet tenderi për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, ndërsa në mars të vitit 2012 pritet që të shpallet kompania fituese për realizimin e këtij projekti, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, shkruan Kosova Sot.
Menaxher i projektit, Lorik Haxhiu i ka thënë kësaj të përditshmeje, deri në fund të vitit të ardhshëm do të përfundojë i tërë procesi, ndërsa punimet në terren për ndërtimin e termocentralit, sipas tij, do të nisin në fillim të vitit 2013.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










