CH-Ballkani
Wizz Air fillon nga prilli fluturimet nga Prishtina
Wizz Air, kompania më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, pas Shkupit dhe Podgoricës do të fillon me fluturime edhe nga Prishtina.
Driton Hyseni menaxher i planifikimit të fluturimeve dhe marketingut tha se fluturimet e “Wizz Air” do të fillojnë nga 7 prilli i vitit 2017 dhe se kjo është një arritje shumë pozitive për Aeroportin e Prishtinës.
Ai tha se “Wizz Air” është një nga kompanitë më të suksesshme në Evropë, dhe se ka përkrahjen e kompanisë “Limak”.
Sic raporton Kosovapress nga Prishtina, George Michalopoulos kryeshef komercial i “Wizz Air”, tha se si kompani kanë qenë në kërkim të një aeroporti siç është ai i Prishtinës.
“Kompania “Wizz Air” është kompania më e madhe që ofron shërbime, ku në 12 muajt e fundit ka bartur rreth 22 milionë udhëtarë.”, tha ai duke theksuar se kjo do të ndikojë në rritje të turizmit.
Wizz Air ka mbi 3 mijë të punësuar dhe shërben në Shkup e Podgoricë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












