Zhvillim
Profesorët e arkitekturës nga Gjeneva ligjëruan në Prishtinë
Profesorët: Sigfrido Lezzi, Christophe Piguet dhe Arnaud North, nga Gjeneva, ligjëruan temën: "Arkitektura dhe urbanizimi nga Gjeneva në Prishtinë"
Në Kampusin e UBT-së, në Lipjan, të premten u mbajt ligjërata tematike: “Arkitektura dhe urbanizimi nga Gjeneva në Prishtinë”, organizuar nga UBT dhe Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare, bëhet e ditur në një komunikatë nga UBT.
Në hyrje, dekani i Arkitekturës në UBT, prof. dr Lulzim Beqiri tha se sjellja e përvojave të arkitektëve ndërkombëtarë ofron një ndihmë të madhe për studentët e UBT-së.
“Studentët tanë kanë nevojë që të njihen me arkitekturën dhe mënyrën organizimit e të ndërtimit të objekteve nëpër vendet evropiane dhe mbi të gjitha, të mësojnë prej tyre”, u shpreh Beqiri, për të shtuar se, “UBT tenton vazhdimisht të mbajë lidhje në fushën akademike e kulturore me viset frankofone”.
Presidenti i Shoqatës Franko-Shqiptare, Tahir Shabani, ndërkaq, tha se qëllimi i tyre është që ta ndërkombëtarizojnë çështjen e Kosovës, në mënyrë që të hapin rrugë dhe mundësi të reja për studentët, transmeton albinfo.ch
“Njohja me mënyrën e trajtimit të fushave të ndryshme nëpër vende të ndryshme, ndikon në marrjen e përvojave të reja për studentët tanë”, theksoi Tahiri.
Gjatë kësaj ligjërate, profesorët e arkitekturës, Sigfrido Lezzi, Christophe Piguet dhe Arnaud North, nga Gjeneva, prezantuan sfidat, vështirësitë dhe përgjegjësitë e këtij profesioni.
“Puna e arkitektëve kërkon durim, pasion dhe dinamikë të punës”, vlerësoi profesori Lezzi.
Ata treguan që, në Gjenevë ka një numër të madh të objekteve të lashta dhe të pashfrytëzuara.
“Qëllimi i planeve tona është që t’i shfrytëzojmë ndërtesat e vjetra, përmes konceptit arkitekturor dhe t’i fusim ato në shfrytëzim të të gjithëve”, potencoi profesori Piguet.
Duke shfaqur projektet e tyre arkitekturore, që kryesisht kishin të bënin me planifikimin e ndërtimit të shtëpive të të moshuarve dhe spitaleve, ata prezantuan para studentëve detajet e ndërtimit, planet, organizimin e punës, hapësirën, dhomat, pamjet, shëtitoret, klinikën mjekësore, si dhe tërë infrastrukturën përcjellëse brenda objekteve përkatëse, të dizajnuara prej tyre.
Ligjërata tematike e profesorëve Lezzi, Piguet dhe North, përfundoi me një debat, në të cilin u angazhuan profesorët dhe studentët e arkitekturës, të interesuar për të ditur më tepër në lidhje me stilin e ndërtimit zviceran.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë Nëse propozimi për të ulur imigracionin pranohet nga votuesit zviceranë, ndryshimi demografik pasues do të ndikojë... -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen
















