Lajme
Alarmues numri i shkurorëzimeve
Të dhënat statistikore tregojnë se në Kosovë në vitin 2015 janë shkurorëzuar 1 268 çifte-bashkëshortore
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2015, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2014 nga gjykatat themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 1 268 fleta statistikore për shkurorëzime.
Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2015 janë shkurorëzuar 1 268 çifte-bashkëshortore.
Prej tyre, meshkuj të përkatësisë: shqiptare ishin 95.6%, serbe 0.2%; turke 0.5%; boshnjake 1.6%; rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.9%; dhe të tjerë ishin 1.2%. ndërsa, femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare, 87.3%; serbe, 0.4%; turke, 0.3%; boshnjake, 1.3%; rome, ashkalike dhe egjiptiane, 0.7%; dhe të tjerë, 9.9%.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte: viti i dytë me 13.6%; viti i parë me 13.2%; dhe më pak se një vit, 9.9% etj.
Ndërkaq, te shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 292 shkurorëzime, ose 23.0%; dhe meshkujt e moshës 25-29 vjeç me 277 ose 21.8%.
Te shkurorëzimet, sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie ishte 473, ose 37.3%; kurse i meshkujve 558, ose 44.0%.
Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 61.8%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 14.2%, dhe me një fëmijë me 11.7%.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













