Lajme
Rritet bashkëpunim për tregti ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim tregtar, me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si dhe plotësimin e tregut të vendit me produkte shqiptare.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, është zotuar para biznesmenëve se të dyja organizatat, AKB dhe KASH, nga tash e tutje do të kenë një bashkëpunim bilateral për shkëmbim tregtar.
Ai njëherësh falënderoi shtetin shqiptar për plotësimin e tregut të Kosovës me produkte shqiptare.
Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Enver Ferizaj duke përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat reciproke ndaj Serbisë, ka premtuar se nuk do të ketë pengesa në lidhje me shkëmbimin tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi tregtar, që nga 2007-ta shteti shqiptar ka hequr të gjitha obligimet doganore për bizneset nga Kosova të cilat janë të interesuara të eksportojnë produktet e tyre në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove








