Lajme
Shefi i EULEX-it, shpreh brengën e thellë për zhvillimet e fundit në Kosovë
Kryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se kthimi nën kontroll të dy pikave kufitare në veri i jep fund gjendjes së status-quo në këtë pjesë të vendit dhe se në këtë drejtim nuk do të ketë kthim prapa.
“Durimi ynë është keqkuptuar, e nganjëherë edhe keqpërdorur. Diçka të tillë nuk mund ta toleronim më tutje”, ka deklaruar Thaçi.
Shefi i ekzekutivit ka theksuar se me vendosmëri është arritur t’i jepet fund status-quos të hidhur, e cila ka mbajtur peng jetën normale të qytetarëve që jetojnë në veri dhe për të mbajtur peng të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës.
Në një konferencë pas takimit me shefin e EULEX-it, Xavier De Marnhac, kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë se aksioni i Policisë së Kosovës në veri është bërë në baza kushtetuese dhe ligjore, dhe me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në gjithë Kosovën dhe për zbatimin e masave reciproke ndaj Serbisë.
Ai ka përsëritur se Kosova nuk mund të lejojë përjetësisht që një pjesë e territorit të saj të mbetet “vrimë e zezë” jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë.
Ndërsa shefi i EULEX-it, Xavier De Marnhac ka shprehur brengën e thellë për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Ai ka bërë thirrje për qetësi, duke thënë se zgjidhja e vetme për zgjidhjen e problemeve është dialogu.
“Të gjitha format e dhunës nuk do të tolerohen. Kuptoj se ka një lloj frustrimi në veri, duke kuptuar mungesën e rendit dhe ligjit dhe doganor, por e vetmja për zgjidhje është dialogu. EULEX-i si gjithmonë ka mbështetur vendosjen e kontrollit doganor në gjithë Kosovën”, ka thënë ai.
Xavier De Marnhac, ka bërë të ditur se ka pasur një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler me të cilin janë pajtuar që EULEX-i dhe KFOR-i të punojnë së bashku, ndërsa tha se çdo rezistencë është ilegale dhe si e tillë nuk do të tolerohet.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove











