Lajme
Takimi i liderëve shqiptarë, konstruktiv
“Dallimet janë shumë më të vogla sesa çështjet e mëdha që na bashkojnë që ne si shqiptarë të dalin me një zë për çështjet që kanë të bëjnë me gjithë shqiptarët në Maqedoni'', tha Ali Ahmeti i BDI-së
Takimi i parë i liderëve politikë shqiptarë në Maqëdoni i ftuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka kaluar në mënyrë konstruktive, dhe pas 25 vjetësh jepen shenja se shqiptarët në Maqedoni mund të flasin me nje zë, kur janë në pyetje inetesat kombëtare. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm vetëm përfaqësuesi i Lëvizjes Besa.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të realizur me tre liderët e partive politike shqiptare, Ziadin Sela nga LR-PDSH, Gëzim Ostreni nga Uniteti dhe Vesel Memedi nga RDK, tha se duke pasur vullnetin e mirë të shumicës të partive shqiptare për t’u bërë një takim i përbashkët mes forcave politike në vend, “ne arritëm që sot këtë takim ta realizojmë”.
“Dallimet janë shumë më të vogla sesa çështjet e mëdha që na bashkojnë që ne si shqiptarë të dalin me një zë për çështjet që kanë të bëjnë me gjithë shqiptarët në Maqedoni pa dallim se cilës parti i takon. Gjërat që kanë të bëjnë me shqiptarët janë shumë të përbashkëta”, tha Ahmeti, citon Lajm.
Javën e ardhshme, sipas tij, do të ketë takim tjetër për të parë dhe për të bërë një analizë mbi zhvillimet në vend dhe ”do i harmonizojmë gjitha qëndrimet e partive poltike duke pasur për bazë platformat tona dhe do hartohet një komunikatë me shkrim më së voni deri nesër.
Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi në intervistën e emisionit “360°” ka theksuar se partia e saj nuk e përjashton mundësinë në të cilën qeveria e re do të formohet me LSDM, por vendimi përfundimtar, do të sillet në ditët në vazhdim nga BDI-ja.
“Ne po flasim për një situatë të re, shifra të reja në skenën politike, për bilancet e ndryshme dhe tani, nga ky aspekt, është normale që BDI nuk do të shkojë me kokën në mur, por do të pranojë realitetin e ri dhe bazuar në këtë realitet të ri, do të veprojë që sa më mirë ta paraqesë votuesit që e mbështetën BDI-në”, theksoi Teuta Arifi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












