Shkurt.ch
Një i vrarë dhe dy të plagosur në rrethana misterioze
policia ka gjetur në shtratin e një përroi, në rrugën për në një manastir të vjetër, një trup të pajetë mashkulli. Nuk mund të përjashtohet që ky person të ketë qenë i përfshirë në konfliktin e njëjtë. Për më tepër, ai ishte në lidhje familjare me personin 30 vjeçar që kishte pësuar plagë të rënda.
Në ditën e Krishtlindjes, para orës 9 të mëngjesit në emergjencën e spitalit në Sitten është paraqitur një grua 70 vjeçare me lëndime të shkaktuara nga thika. Bazuar në të dhënat e saj , polciia kantonale e Valisit është drejtuar në lokalitetin Bramois, shkruan sda.ch.
Këtu policët kanë gjetur dy persona të plagosur, meshkuj 70 dhe 30 vjeçarë. I riu, me plagë më të rënda, është transportuar me helikopter për në spital. Plagët ai i kishte nga goditjet me thikë, supozon policia, transmeton albinfo.ch.
Pas hulumtimit më të hollësishëm të terrenit, policia ka gjetur në shtratin e një përroi, në rrugën për në një manastir të vjetër, një trup të pajetë mashkulli. Nuk mund të përjashtohet që ky person të ketë qenë i përfshirë në konfliktin e njëjtë. Për më tepër, ai ishte në lidhje familjare me personin 30 vjeçar që kishte pësuar plagë të rënda.
Por, policia ende nuk mund të japë informacione të plota lidhur me rolin që mund të ketë pasur tashmë i vdekuri në këtë konflikt.
Sipas të dhënave të deritashme, asgjë nuk jep të dyshohet që krimi të jetë kryer me motiv religjioz.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not











