E-Diaspora
Refugjatja kosovare qëllohet nga revolja frikësuese: lëndohet lehtë
Njëri nga plumbat ose petardat e gjuajtura ka qëlluar kosovaren 37 vjeçare e cila ka pësuar një lëndim të lehtë (djegie), thotë një zëdhënës i policisë
Persona të panjohur kanë gjuajtur me pistoletat e tyre frikësuese në drejtim të një qendre të azilit në Freiburg. Me këtë rast kanë qëlluar një banore të qendrës, një azilkërkuese 37 vjeçare nga Kosova, e cila ka marrë lëndime të lehta. Policia kriminalistike është duke zhvilluar hetimet, shkruan badischezeitung.de.
Sipas policisë, në natën në mes të enjtes dhe të premtes janë drejtuar tri të shtëna në drejtim të qendrës së azolit, nga një grup prej tre personash të panjohur, transmeton albinfo.ch. Njëri nga plumbat ose petardat e gjuajtura ka qëlluar kosovaren 37 vjeçare e cila ka pësuar një lëndim të lehtë (djegie), thotë një zëdhënës i policisë.
Autoritetet ende nuk mund të thonë asgjë lidhur me prapavijën e të shtënave. Ato janë shkrepur në drejtim të qendrës së azilit, por nuk dihet nëse kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme. Është sulmi i parë në një qendër të strehimit të refugjatëve në Freiburg, theksojnë në polici.
Kosovarja 37 vjeçare kishte dëgjuar rreth orës 2.30 të pas mesnatës dy krisma dhe kishte dalë nga ndërtesa së bashku me të birin për të parë se çfarë po ndodhte, përcjell albinfo.ch. Djali i saj 17 vjeçar nuk është qëlluar ndërsa e ëma, e lënduar lehtë, nuk ka pasur nevojë për ndihmën mjekësore.
Policët kanë parë tre persona duke ikur dhe është vënë në ndjekje të tyre por deri më tash pa sukses.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













