Shkurt.ch
Një grua vdes si pasojë e zjarrit
Policia dhe zjarrfikësit nuk akne mundur ende të zbulojnë shkakun e zjarrit dhe të vdekjes së gruas. Njësitet speciale të forensikës dhe prokuroria janë në vlugun e hetimeve për të përcaktuar shkaktarin e kësaj tragjedie
Pasditen e të dielës, si pasojë e një zjarri të shpërthyer në banesën e saj, ka vdekur një grua 44 vjeçare në Dübendorf të Cyrihut.
Pak para orës 17 zjarrfikësit dhe policia morën një njoftim se në një banesë të një ndërtese banimi në Dübendorf po digjej diçka. Përkundër evakuimit të ndërtesës dhe shuarjes së shpejtë të zjarrit, forcat e shpëtimit në banesë gjetën vetëm trupin e vdekur të një gruaje.
Banorët tjerë të ndërtesës u kthyen pas një ore në banesat e tyre të sigurta.
Policia dhe zjarrfikësit nuk akne mundur ende të zbulojnë shkakun e zjarrit dhe të vdekjes së gruas, përcjell albinfo.ch Njësitet speciale të forensikës dhe prokuroria janë në vlugun e hetimeve për të përcaktuar shkaktarin e kësaj tragjedie.
Hetimet e deritashme nuk lënë ë kuptohet për ndonjë krim dhe nga to mund të konstatohet se viktima ka qenë banore e banesës së djegur.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë Kryesia Qendrore e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) ka bërë të ditur se një dokument... -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











