Sport
Mavraj nis aventurën në Hamburg
“Hamburgu është një klub i madh me tifozë të shkëlqyer të cilëve dëshirojmë t’u dhurojmë buzëqeshje në pjesën e dytë të sezonit”, deklaroi mbrojtësi shqiptar
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka filluar edhe zyrtarisht aventurën në skuadrën e madhe gjermane, Hamburg, shkruan albinfo.ch.
Ai u paraqit në stërvitje dhe ka qenë në fokus të mediave, pasi shihet si përforcim shumë i madh për skuadrën gjermane. “Jam i lumtur që jam në Hamburg. Objektivi kryesor është padyshim mbijetesa në Bundesligë”, deklaroi në fillim Mavraj.
Ai ka thënë se Hamburg është një skuadër e madhe me tifozë të shkëlqyeshëm. “Pres me padurim të marr përsipër rolin që më është besuar në skuadër dhe dua të marr përgjegjësitë që më janë dhënë. Eksperienca luan një rol të rëndësishëm në këtë aspekt. Hamburgu është një klub i madh me tifozë të shkëlqyer të cilëve dëshirojmë t’u dhurojmë buzëqeshje në pjesën e dytë të sezonit”, theksoi mbrojtësi shqiptar.
Mavraj do të mbajë numrin 3, që nuk e kishte më parë. Te Kolni kishte numrin 19, derisa në Kombëtaren shqiptare atë 15.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













