E-Diaspora
Dior Pirku, fëmija i parë i vitit 2017 në Winterthur
Të dielën, më 1 janar rreth orës 1 të pas mesnatës erdhi në jetë djali i Ardita dhe Shkelzen Pirkut, Diori në Spitalin Kantonal të Winterthurit. Ai është foshnja e parë në këtë qytet për vitin 2017.
Në vend se të cakërronin gotat për Vitin e Ri në ngrohtësinë e dhomës, Ardita dhe Shkëlzen Pirku, natën e festës e kaluan në maternitet. I biri i tyre, Diori, ishte fioshnja e parë që erdhi në jetë në vitin 2017 në Winterthur.
Ardita dhe Shkelzeni janë njohur para tri vitesh, kur Shkezeni ishte për pushime në Kosovë, shkruan revista javore e qytetit, Stadi. Vitin e kaluar Ardita 25 vjeçe erdhi në Winterthur nga Kosova, te bashkëshorti i saj Shkelzeni i cili ishte rritur në Zvicër.
Për martesën me Shkelzenin dhe për të pasur një fëmijë të përbashkët, Arlinda kishte ndërprerë studimet e mësuesisë.
Të dielën, më 1 janar rreth orës 1 të pas mesnatës erdhi në jetë djali i tyre Diori në Spitalin Kantonal të Winterthurit, përcjell albinfo.ch. Ai është foshnja e parë në këtë qytet për vitin 2017.
Ardita thotë se e kishte ndjerë edhe para se t`i tregonin mjekët, se fëmija që do të lindte ishte djalë. Por gjinia e fëmijës nuk luan rol për dy prindërit e rinj. As lidhur me emrin ata nuk kishin pasur dilema. Ardita e kishte parë në ëndërr vogëlushin e saj dhe e kishte quajtur Dior. Kështu edhe mbeti.
Ardita dhe Shkelzeni thonë se janë të vetëdijshëm për shtimin e detyrimeve si prindër të rinj por besojnë se janë të përgatitur.
Diori i vogël do të rritet me dygjuhësi, ai do të mësojë të flasë shqip dhe gjermanisht, përcjell albinfo.ch. “Për ne është me rëndësi që ai kur të fillojë kopshtin e fëmijëve të mund të komunikojë me shokët e tij dhe të jetë i integruar. Por nga ana tjetër ai duhet të jetë në gjendje të komunikojë edhe me familjarët e tij në Kosovë. Për këtë arsye ne do t`ia mësojmë atij të dy gjuhët”, thotë Shkelzeni. Ai thotë se integrimi ka qenë pikë e fortë edhe në familjen e prindërve të tij. Ata e kanë mësuar shumë shpejt gjuhën dhe janë integruar në shoqërinë e re, duke ua përcjellë këto vlera edhe fëmijëve.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












