Shkurt.ch
Fillon shënimi i 500 vjetorit të Reformacionit në Zvicrën Gjermane
Ammann ka thënë se botën e sotme e sheh të ngjashme me atë të kohës së lindjes së reformacionit, në ndryshime. Por tash janë forcat, idetë dhe bindjet reaksionare ato që po ndeshen me idetë reformatore
Sot, nën patronatin e ministrit Johann Schneider-Ammann dhe presidentit të kishave në nivel të vendit, Gottfried Locher kanë filluar në Zvicrën gjermane manifestimet për shënimin e 500 vjetorit të reformacionit, shkruan sda.ch. Hapja e solemniteteve me rastin e vitit jubilar ka filluar në kishën më të madhe reformiste të Cyrihut Grosmünster.
Ammann ka thënë se botën e sotme e sheh të ngjashme me atë të kohës së lindjes së reformacionit, në ndryshime. Por tash janë forcat, idetë dhe bindjet reaksionare ato që po ndeshen me idetë reformatore, transmeton albinfo.ch. Pesimizmi në fushë të teknologjisë dhe shkencës ose edhe antiliberalizmi janë sërish në formë, ka thënë ai.
“Globalizimi fillestar dhe reformacioni na kanë dhënë aq shumë, sa që kanë bërë të ndryshohet dhe të bëhet më e vlefshme për t`u jetuar e më intensive koha jonë në këtë planet”.
Ndërsa Locher ka theksuar se reformacioni e ka ndikuar në masë përcaktuese shtetin modern dhe shoqërinë liberale, duke krijuar kështu një unitet kulturor. Këtë konsensualitet nuk guxojmë ta dorëzojmë. Liria është konsesnualiteti në Zvicër dhe është një pjesë e ADN-së së helvetizmit dhe reformacionit, përcjell albinfo.ch. Ai më tutje ka kërkuar që të dilet qartë dhe hapur, për të mirën e të gjithë njerëzve në vendin tonë, para forcave të cilat duan ta çmontojnë lirinë dhe vetëpërgjegjësinë.
Në kuadër të manifestimeve, është bërë një projeksion me dritë në muret e kishës së përmendur, në të cilin është prezantuar portreti i Zwingli-t, themeluesit të reformacionit në Zvicrën gjermane, dhe personalitetit me të cilin identifikohet qyteti i Cyrihut “Zwingli-Stadt).
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












