Shkurt.ch
Pas skandalit racist, jep dorëheqje politikani i SVP-së
Në tekstin gjermanisht të improvizuar, zhvillohet ky dialog: Zezaku i thotë të bardhit: “Tash unë kam nevojë për azil” . Ndërsa spartani ia kthen: “Sigurisht jo në Bubikon” (një fshat zviceran). Dhe pastaj duke iu drejtuar me fjalët: “Ti zezak m.”, e shtyn atë per në humnerë.
Politikani lokal i SVP-së Christian Klambaur, nga Rüti i Kantonit të Cyrihut, javën e kaluar ishte bërë autor i një skandali. Ai kishte postuar në facebook një video me përmbajtje të qartë raciste. Ndërkohë, pasi që partia e tij ishte distancuar nga ai dhe kishte planifikuar një mbledhje për të shqyrtuar këtë rast, Klambaur ka bërë vetë hapin e pritur: ka shpallur dorëheqjen nga partia, shkruan blick.ch dhe e transmetojnë edhe mediat tjera zvicerane.
Në videon problematike të shpërndarë nga kuadri i partisë popullore të djathtë shihet një skenë nga një film klasik luftarak (“300”), e sinkronizuar me një tekst me përmbajtje raciste, transmeton albinfo.ch. Aty tregohet një luftëtar i bardhë spartan duke u fjalosur me një kundërshtar zezak, të cilin pastaj e shtyn dhe e hedh në humnerë. Ndërsa në tekstin gjermanisht të improvizuar, në mes këtyre dyve zhvillohet ky dialog: Zezaku i thotë të bardhit: “Tash unë kam nevojë për azil” . ndërsa spartani ia kthen: “Sigurisht jo në Bubikon” (një fshat zviceran). Dhe pastaj duke iu drejtuar me fjalët: “Ti zezak muti”, e shtyn atë per në humnerë.
Politikani i përmendur, në deklarimin e tij të parë nuk shprehej i penduar për shpërndarjen e videos. “Mua më duket thjesht qesharake. Ne mund të bëjmë ndonjëherë shaka lidhur me tema serioze”, përcjell albinfo.ch. Ai qëndronte mbrapa asaj që thuhet në video, por thoshte se atë nuk e ka postuar vetë por e ka marrë nga një koleg dhe nuk e ka idenë se si videoja ka gjetur rrugën për në faqen e tij. Në fund Klambaur thoshte se nuk kishte shumë njohuri për facebook-un.
Por më vonë ai ka pranuar se me këtë publikim të videos i ka ndodhur një gafë, pasi që ajo ishte menduar si diçka thjesht private. Atij tash i vjen keq që kjo mund të konsiderohet si raciste dhe u kërkon falje të gjithë atyre që janë prekur nga kjo.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













