Shkurt.ch
Acari në Evropë, dhjetëra te vdekur
Vala e të ftohtit në Evropë ka lënë shumë njerëz të vdekur. Në Poloni, Çeki dhe në Itali janë raportuar 20 njerëz të vdekur brenda dy ditëve.
Sipas të dhënave të meteorologëve nga Skandinavia, akulli i ftohtë e ajri polar ka shkaktuar këtë të ftohtë. Në Poloni, sipas autoriteteve, dhjetë njerëz kanë vdekur nga i ftohti në ditët e fundit. Në disa rajone temperaturat ishin minus 25 gradë, përcjell albinfo.ch.
Në Pragë, kryeqytetin e Republikës Çeke, në kufi me Poloninë, tre persona ishin ngrirë në natën më të ftohtë të dimrit, në bazë të shërbimeve çeke të shpëtimit të dielën. Dy ishin të pastrehë, i treti ishte një rojë parku në Pragë. Në një tjetër rast është raportuar për dy persona të ngrirë që ishin të pastrehë në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.
Akulli i dimrit të ftohtë me borë e ka kapluar edhe Bullgarinë. Fshatarët gjetën trupat e dy refugjatëve të ngrirë.
Qeveria e Italisë njoftoi për shtatë persona të vdekur këtë fundjavë. Shumica e tyre ishin të pastrehë, të cilët ishin ngrirë pavarësisht masave të ndërmarra për akomodimin e tyre.
Vala e ftohtë ka kaluar edhe përmes Turqisë, ku qindra fluturime janë anuluar të dielën në Stamboll për shkak të borës së madhe. Në Greqi temperaturat zbriten deri në minus 17 gradë celsius dhe bora këtë fundjavë shkaktoi kaos.
Të ftohtit ishte veçanërisht i vështirë për refugjatët në ishujt grekë të Egjeut Lindor. Në Chios dhe Lesbos nuk kanë kontejnerë të mjaftueshëm banimi, shumë njerëz janë ende në kampe dhe tenda verore.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












