Shkurt.ch
Akuzohet pëllumbaxhiu kosovar: ka helmuar një skifter!
Prokurorja e ngarkon kosovarin se në mars të vitit 2016 ia ka vendosur një pëllumbi të tij helmin e përmendur në qafë dhe në pjesën e gjoksit. Pastaj e ka lëshuar atë të fluturojë në mënyrë që të sulmohet nga skifteri
Një kosovar 36 vjeçar është akuzuar se me pëllumbin e tij “kamikaz” ka mbytur një lloj skifteri të mbrojtur rreptësisht me ligj. Ky është procesi i dytë gjyqësor që zhvillohet në Zvicër me këtë tematikë.
Prej disa vitesh në kantonin e Cyrihut janë duke u mbytur me qëllim skifterët shtegtarë. Rasti më i njohur është ai i regjistruar nga një kamerë mbi oxhakun e impiantit për djegie të mbeturinave në Cyrih, ku tregohet vdekja e dhimbshme e një skifteri të tillë, femër, shkruan tagesanzeiger.ch. Është konstatuar se skifteri kishte ngrënë një pëllumb të lyer me një materie me helm të fortë.
Ekspertët thonë se bëhet fjalë për pëllumbat e ashtuquajtur “kamikazë” (vetëvrasës) , të cilët shfrytëzohen si karrem për të mbytur skifterin që është nën mbrojtje të rreptë të ligjit, transmeton albinfo.ch. Pas hetimeve intensive , autoritetet kanë zbuluar se një kosovar 36 vjeçar, kultivues amator i pëllumbave, është një urrejtës i tillë i skifterëve të përmendur. Pra, ai dyshohet të jetë vrasësi i skifterit përmes pëllumbit të tij kamikaz për çfarë po zhvillohet procesi gjyqësor para Gjykatës së Qarkut në Bülach të Cyrihut.
Prokurorja e ngarkon kosovarin se në mars të vitit 2016 ia ka vendosur një pëllumbi të tij helmin e përmendur në qafë dhe në pjesën e gjoksit. Pastaj e ka lëshuar atë të fluturojë në mënyrë që të sulmohet nga skifteri. Por, sipas akuzës, pëllumbi është kapur para se të bëhet viktimë e ndonjë skifteri shtegtar ose ndonjë zogu tjetër grabitës. Në mënyrë që pëllumbi i përdorur si karrem të mos kthehej sërish te tufa e pëllumbave, ai e ka mbyllur kotecin e tyre.
Prokurorja ka kërkuar dënim me 11 muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 1500 frangash si dhe pagesën e shpenzimeve procedurale prej 8000 frangash, përcjell albinfo.ch. Të gjitha këto për veprën penale torturim të kafshëve. Ajo po ashtu e ngarkon kosovarin se në kotecin e tij ka mbajtur nëntë pëllumba mbi numrin e lejuar prej 63 sish.
Kosovari, ashtu sikurse edhe një qytetar i Maqedonisë, i dënuar më parë, i takojnë një grupi special të pëllumbaxhinjve, atij që kultivon pëllumba fluturues, specializim ky i pranishëm më tepër në mesin e njerëzve nga Ballkani, transmeton albinfo.ch. Ata bëjnë gara në fluturim. Në Zvicër janë më të shpeshtë ata që kultivojnë pëllumba postierë.
Në disa forume interneti kërkohet nga kultivuesit e pëllumbave “fluturues serbë” t`u shpallin luftë shpendëve grabitçarë.
Sipas Policisë së Kantonit të Cyrihut gjatë vitit 2015 në këtë kanton janë gjetur gjashtë zogj grabitçarë të mbytur, që mendohet të jenë helmuar. Në raste të ngjashme janë gjetur pranë skifterit të vdekur kanë gjetur edhe pëllumba të helmuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë














