CH-Ballkani
Pacolli paguan për lirimin e Haradinajt
Pacolli u prononcua dy herë: njëherë se prapë do t’i ofronte përkrahje familjes Haradinaj dhe, herën tjetër, kur opinionit ia bëri të njohura konkluzionet nga takimi me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Pacolli, i cili njihet si shqiptari më i pasur, pasurinë e tij po e vë në funksion të lirimit të Haradinajt, shkruan B92 e Beogradit.
Aty thuhet : « Ish-presidenti i shqiptarëve të Kosovës po paguan para së gjithash grupet e lobimit, të cilat do të duhej të bënin presion mbi politikanët francezë, por edhe për fillimin e fushatës mediale në favor të Hradinajt ».
Burgosja e Haradinajt e preokupon Pacollin, i cili dy ditë pas burgosjes së tij, në faqen e tij zyrtare të facebook-ut, deklaroi se « përkrah protestën e qetë të qytetarëve të Kosovës kundër burgosjes së ish-kryeministrit të Kosovës në bazë të fletarrestimit serb », përcjell albinfo.ch.
Pacolli brenda të njëjtës ditë u prononcua dy herë: njëherë se prapë do t’i ofronte përkrahje familjes Haradinaj dhe, herën tjetër, kur opinionit ia bëri të njohura konkluzionet nga takimi me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku ndër të tjera theksoi se “Franca po punon për lirimin e Hradinajt”.
Pacolli u shpreh i dëshpëruar “me Parlamentin e Kosovës, i cili nuk arriti të votojë rezolutën për Ramush Haradinajn. “Në fund ranë të gjitha bisedat dhe premtimet . Kjo është situata reale” , theksoi Pacolli sipas “Blic”.
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













