Bota
BE-ja për dhjetë muaj ka siguruar gjysmën e tre miliardë eurove për refugjatët
Bashkimi Evropian vetëm dhjetë muaj pas marrëveshjes së nënshkruar me Turqinë për t’u marrë me krizën e refugjatëve dhe për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm, kishte siguruar gjysmën e premtuar të tre miliardë eurove, njofton Komisioni Evropian, përcjell albinfo.ch.
Turqit kanë marrë vetëm 1.45 miliardë nëpërmjet 37 projekteve, nga të cilat 748 milionë janë realizuar pagesat direkte.
Kjo u njoftua në mbledhjen e pestë të Komitetit Drejtues të Fondit për refugjatë në Turqi, të mbajtur në Bruksel, ku ka pasur përfaqësues të Komisionit Evropian, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të Turqisë.
Si kryetar i këtij bordi, Komisioni Evropian njoftoi se ka bërë progres, duke pasur parasysh nënshkrimin e kontratës me vlerë mbi 200 milionë eurove për të ndërtuar dhe për të pajisur shkollat për fëmijët e refugjatëve dhe për të rritur ndihmat humanitare për refugjatët nëpërmjet sistemit emergjent të sigurisë sociale.
Eurokomisari për negociata dhe zgjerim, Johannes Hahn, tha se Bashkimi Evropian vazhdon të përmbushë detyrimet e tij për të siguruar mbështetje për refugjatët sirianë dhe komunitetin pritës në Turqi.
“Kohët e fundit kemi nënshkruar kontrata me vlerë mbi 200 milionë euro për të rritur infrastrukturën arsimore, ndërtimin dhe pajisjen e shkollave dhe për të lehtësuar qasjen në arsim për dhjetëra-mijëra fëmijë refugjatë. Bashkimi Evropian siguron një shans për një jetë më të mirë për refugjatët e rrezikuar në Turqi”, tha Hahn.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












