CH-Ballkani
Mijëra shqiptarë provojnë fatin në Emiratet Arabe
Jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por edhe ata nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi duan të shkojnë e të punojnë në vendet arabe
Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht shtetet e Gjirit janë kthyer në një destinacion ëndrre për shumë të rinj shqiptarë, karriera e të cilëve kishte pak gjasa të lulëzonte në atdhe, shkruan ‘Balkaninsight.com’.
Artion Marra vendosi të emigrojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kërkim të një jete më të mirë tre vite më parë. “Kam kaq shumë projekte dhe mundësi tani dhe ato do të më mbajnë në Emirate për një kohë të gjatë. Eksperienca ime këtu ka qenë një bekim”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Përpara vitit 2009, pak shqiptarë punonin në vendet arabe, por sot mijëra syresh punojnë atje, duke e parë si destinacionin kryesor për të rinjtë që kërkojnë mundësi të reja profesionale dhe financiare.
“Vendet arabe janë një minierë ari për njerëzit si unë që kishin vështirësi në gjetjen e një vendi pune në Shqipëri”, shtoi ai.
Ermal Jauri, drejtor i një agjencie rekrutimi dhe Përfaqësues i Emirateve të Bashkuara Arabe në Dhomën e Tregtisë në Tiranë tha se vendet arabe filluan të kërkojnë punonjës në Shqipëri më 2009 dhe pastaj mijëra të rinj e kanë ndjekur këtë mundësi.
Ai tha se vendet e Gjirit janë bërë një zgjedhje e preferuar, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por edhe për ata nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Agjencia e tij së fundmi ka hapur degë në të gjitha këto vende.
Numri i saktë i shqiptarëve që kanë shkuar për punë në vendet arabe gjatë viteve të fundit nuk dihet, por duke folur për agjencinë e tij Jauri thotë se gjatë viti 2016 janë nënshkruar 280 kontrata pune nga Shqipëria dhe 78 nga Kosova për në Emiratet e Bashkuara Arabe.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












