E-Diaspora
Historia e suksesshme e emigrantit shqiptar në Itali
Agron Shehaj kishte shkuar si 13-vjeçar në Itali, derisa tani ka punësuar mijëra shqiptarë në “Call Center”
Agron Shehaj është shembull se si një emigrant ka përparuar dhe ka pasur sukses. Ai gjithashtu nuk e ka harruar vendlindjen e tij, kurse ka punësuar mijëra shqiptarë në “Call Center”.
E përditshmja italiane “Corrierr” i ka bërë një shkrim të gjatë shqiptarit nga Vlora, i cili në moshën 13-vjeçare në Itali, derisa tani ka arritur majat e suksesit dhe konsiderohet si “mbreti” i “Call Center”, përcjell albinfo.ch.
Intercom Data Service (IDS) ka 15 zyra në Shqipëri, më shumë se 3,000 të punësuar, në masën më të madhe shqiptarë, ndonjë prej tyre italianë dhe anglezë. Ai llogarit një xhiro vjetore rreth 20 milionë euro.
Ai ka treguar edhe si shkoi në Itali. “Tentuam të hyjmë përmes ambasadës italiane në Tiranë për të kërkuar azil politik, por atë ditë zyra ishte e mbyllur. U kthyen në Vlorë, pritëm rastin më të mirë. Në udhëtim ishin unë, nëna, babai, vëllai i vogël dhe qindra bashkatdhetarë të tjerë. Një udhëtim i gjatë, por ne fëmijët na vendosën që të flinim. U zgjova nga zhurma e helikopterit mbi kokë dhe nga bankina e portit të Brindisit. Pak orë më pas unë dhe familja ime hipëm në një tren që do të na çonte drejt veriut të Italisë. Na zbritën në Monguelfo dhe mikpritja ishte e jashtëzakonshme, banorët e zonës na ofronin ushqime e veshje. Pak ditë më vonë një zotëri na ndaloi në rrugë dhe mua dhe vëllait na dhuroi një biçikletë”, ka treguar ai.
Kur arriti në Itali, mendonte se ishte në parajsë. “Një parajsë! Kishte rregull që ne nuk e kishim parë kurrë, çdo gjë ishte e bukur dhe e kuruar. Krejt e kundërta e Shqipërisë”, ka shtuar ai.
“Shqiptarët flasin italisht, kostoja e punës ishte e ulët përse të mos ofronim këtë shërbim për sipërmarrjet që ndodheshin përtej Adriatikut? Lindi kështu në nëntor 2005, IDS, kompania që futi në krizë sektorin në Itali”, tregon ai.
Ai ka dy fëmijë dhe ka grua një shqiptare, që ende nuk e ka marrë pasaportën italiane. “Fëmijët kanë lindur në Itali, gjuha e tyre kryesore është italishtja, por duhet të mësojnë edhe gjuhën e prindërve. Origjina nuk duhet harruar kurrë”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











