Zhvillim
Panairi i Shtutgartit: 80 mijë të interesuar për turizmin shqiptar
Shqipëria e promovon në botë turizmin e saj nën markën: “Albania - Go Your Own Way”. Dhe turistët kanë mundësi të ndryshme për ta bërë këtë: me këmbë, biçikleta, motorë, makinë, individualisht apo në grup
Shqipëria për herë të parë po merr pjesë në Panairin e Turizmit në Shtutgart të Gjermanisë, derisa ‘DW’ në gjuhën shqipe ka treguar se si po paraqitet Shqipëria në këtë Panair, përcjell albinfo.ch.
“204 metra katrorë Shqipëri në Shtutgart, kjo është sipërfaqja e stendës së Shqipërisë në Panairin e Shtutgartit. Është hera e parë që Shqipëria merr pjesë si vend partner i një panairi ndërkombëtar”.
Broshura informative, filma dokumentarë, fotografi, shfaqje me valle popullore, prezantime të destinacioneve turistike në Shqipëri tërheqin vizitorë të shumtë në stendën shqiptare. Andrea Mazelliu përllogarit se stendën e kanë vizituar rreth 80 mijë të interesuar.
Shumë prej të interesuarve duan ta vizitojnë Shqipërinë në mënyrë individuale dhe u interesojnë sidomos malet e Shqipërisë, që i lidhin me përfytyrimet e tyre romantike të fëmijërisë, kur lexonin romanet e Karl May-it.
Shqipëria e promovon në botë turizmin e saj nën markën: “Albania – Go Your Own Way”. Dhe turistët kanë mundësi të ndryshme për ta bërë këtë: me këmbë, biçikleta, motorë, makinë, individualisht apo në grup.
Në stendat e tjera të Panarit të bie në sy se ka shumë operatorë turistikë që e kanë përfshirë tani Shqipërinë në programet e tyre dhe ofrojnë ture. Turet janë që nga ato të karakterit të përgjithshëm, deri tek ato me karakter specifik, si ture kulturore, ture kulinarike apo edhe botanike.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë










