Sport
Xhaka dëshiron titullin me Arsenalin
“Mendoj se tri ndeshjet e ardhshme mund të thonë shumë për drejtimin që ne do të shkojmë në këtë edicion”, ka thënë Xhaka
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka e dëshiron titullin me skuadrën e Arsenalit, shkruan albinfo.ch.
Ky është njëra nga arsyet në Arsenal, derisa ka thënë se tri ndeshjet e ardhshme mund të jenë vendimtare sa i përket garës për titull.
Ai foli fillimisht për yllin e kësaj skuadre, Alexis Sanchez. “Unë mendoj se Alexis mund të jetë një model i mirë, sepse ai gjithmonë jep më të mirën nga vetja, pa marrë parasysh nëse ai është në stërvitje ose në ndeshje”, është shprehur Xhaka për faqen zyrtare të Arsenalit.
Xhaka ka shtuar se ndeshjet kundër Burnleyt, Watfordit dhe Chelseat do të përcaktojnë fatin e Arsenalit në garë për titull.
“Mendoj se tri ndeshjet e ardhshme mund të thonë shumë për drejtimin që ne do të shkojmë në këtë edicion”, ka shtuar Xhaka. “Mendoj sikur trajneri. Këto tri takime do të jenë shumë të rëndësishme. Edicionin e kaluar fituam me shumë vështirësi ndaj Burnleyt dhe kjo nuk bën të na ndodhë edhe kësaj radhe. Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme”, ka theksuar mesfushori shqiptar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













