Sport
Januzaj: Pogba ishte sikur vëlla për mua
“Është një mik shumë i mirë. Te United ne gjithmonë kemi qëndruar bashkë. Dilnim për darkë bashkë, luanim ‘Play-Station’. Ishte si një vëlla për mua”, deklaroi Januzaj
Mesfushori anësor shqiptar, Adnan Januzaj ka thënë se ka marrëdhënie shumë të mira me Paul Pogba dhe francezi i ka kërkuar që të rikthehet në United, shkruan albinfo.ch.
“Paul Pogba është një lojtar i mrekullueshëm. Ai bëri një zgjedhje tjetër ku doli i suksesshëm dhe tashmë është rikthyer në shtëpinë e tij. Pogba mbetet një lojtar i madh”, ka thënë futbollisti me prejardhje nga Istogu, duke shtuar: “Është një mik shumë i mirë. Te United ne gjithmonë kemi qëndruar bashkë. Dilnim për darkë bashkë, luanim ‘Play-Station’. Ishte si një vëlla për mua”, theksoi mesfushori shqiptar.
Madje, Pogba i ka kërkuar të rikthehet në “Old Trafford”. “Më ka pyetur nëse dua të rikthehem te Manchester United. Ai do që të luajë më mua. Por, tani jam te Sunderlandi dhe duhet të jap më të mirën time për këtë klub. Këto janë vendime që merren nga lart. Unë jam një futbollist profesionist dhe më duhet të jem i tillë edhe jashtë fushës”, theksoi Januzaj.
Ai është i huazuar në Sunderland nga Manchester United, derisa më parë ishte i ftuar edhe te Belgjika, por kjo nuk ka ndodhur në dy vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











