Integrimi
Doktori i zemrës, Omer Xhemaili në emisionin “Aeschbacher”
Omeri ishte student në semestrin e katërt kur, në vitin 1992 shpërthen lufta në Sarajevë. Me aeroplanin e fundit të stërngarkuar, ai e lëshon Bosnjën, duke qëndruar këmbë!
Qysh si çun i vogël kishte ëndërruar të bëhej mjek. Në shkollë ishte i shkëlqyer. Por, për fakultetin që lakmonte, ai, si shqiptar në Maqedoni, nuk ishte mjaft i mirë. Kështu e fillon prezantimin e dr. Omer Xhemalit, moderatori i njohur, Kurt Aeschbacher, drejtues i emisionit që mban emrin e tij “Aeschbacher”.
Omeri ishte student në semestrin e katërt kur, në vitin 1992 shpërthen lufta në Sarajevë. Me aeroplanin e fundit të stërngarkuar, ai e lëshon Bosnjën, duke qëndruar këmbë! Me këmbëngulje pastaj e ndjek ëndrrën e vet dhe i fillon studimet në Gjermani nga fillimi, pa pasur para dhe pa njohje të gjuhës, transmeton albinfo.ch. Zelli, guximi, qëndrueshmëria dhe vullneti i tij shpaguhen. Sot, 46 vjeçar, ai është kirurg i zemrës në Triemlispital të Cyrihut (zëvendësshef i klinikës) dhe më në fund ka gjetur veten: “Këtu është vendi im”, thotë ai me buzëqeshje.
Siç ka shkruar albinfo.ch tashmë disa herë, dr. Omeri është shqiptari i parë dhe deri tash i vetëm, që ka bërë transplantim të zemrës. Pas një kohe të gjatë që ka qëndruar në Gjermani, si specialist i renomuar i zemrës, ai prej disa vitesh është vendosur në Zvicër, ku gëzon po kështu një reputacion shumë të mirë si profesionist i dalluar dhe si njeri.
Ai është edhe doktor i shkencave të mjekësisë.
Ai në emision flet lidhur me vështirësitë që e kanë përcjellë gjatë kohës si student në Gjermani pastaj si mjek i ri etj. Por thotë të ketë pasur mbështetjen e familjes, dy prindërve të tij mësues etj.
I pyetur lidhur me skepticizmin që mund ta ketë parë te pacientët zviceranë si mjek shqiptar, ai përgjigjet se nuk e ka pasur këtë problem, përcjell albinfo.ch. Fundja, zviceranët e kanë njohur edhe një Xhemaili tjetër para tij, ka thënë me humor dr. Omeri, duke aluduar te futbollisti Blerim Xhemaili.
Linku në të cilin mund të shikoni emisionin:
http://www.srf.ch/play/tv/aeschbacher/video/weiss?id=0ea26566-fa05-4a19-a4ef-83ab7f10b7ba
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












