Bota
1.48 milionë të rinj nga BE-ja studiojnë jashtë vendit
Një total prej rreth 1.48 milionë të rinj në nivel të BE-së në vitin 2014 kanë studiuar jashtë vendit, ku kanë mbaruar shkollën e mesme. Shumica e tyre kanë diplomë universitare (41%), ndërsa 9% kanë ndjekur studimet e doktoraturës. Gjithsej 429 mijë studentë të huaj (29% në BE) kanë studiuar në Britani të Madhe, më shumë se në çdo shtet tjetër anëtar të BE-së.
Shtet tjetër në bazë të numrit më të madh të studentëve të huaj, në raport të popullsisë së përgjithshme të studentëve, Franca numëron 16%, e ndjekur nga Gjermania 14%, Britania ka përqindjen e dytë më të madhe të studentëve ndërkombëtarë më 2014, 18.2%.
Më shumë se një e treta e studentëve në studimet master në Britaninë e Madhe erdhën nga jashtë, dhe kjo shifër është e afërt me dy të tretat në Luksemburg. Sa për studimet e doktoraturës, në Luksemburg është raportuar përsëri për numrin më të madh të studentëve, 85 të huaj%. Pastaj vijnë në listë Britania e Madhe, Franca, Holanda, Belgjika, Suedia dhe Danimarka, të cilat kanë nga 3 deri në 43%. Irlanda dhe Austria, ndërkohë, kanë mes 20 dhe 30 për qind studentë të huaj dhe shtetet e tjera anëtare me më shumë se 10%.
Në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Eurostat, më shumë se gjysma e studentëve të huaj ishin nga Azia, me një normë që është më shumë se një e treta e gjashtë shteteve anëtare të ranguara.
Kina (duke përfshirë Hong-Kongun) ishte vendi më i madh, burim i studentëve të huaj në Finlandë, Suedi, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Kur është fjala për fushën e studimit, shkencat sociale, biznesi dhe drejtësia, janë të listuara si fusha me numrin më të madh të studentëve të huaj në shtetet anëtare në nivel të BE-së.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














