Jeta në Zvicër
Banka zvicerane rekomandon investime në euro
Derisa investitorët kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e euros, menaxherët e aseteve kanë këshilluar klientët për të investuar në euro.
UBS rekomandon blerjen e monedhës evropiane për ata që besojnë se është nënvlerësuar kundrejt dollarit. Ata presin që euro në gjashtë muajt e ardhshëm të forcohet në rreth 7%, në 1.15 dollarë.
“Ne nuk mendojmë se dollari amerikan do të shkojë aq larg sa mendojnë të tjerët”, tha Mark Haefele, strateg i lartë i investimeve në UBS.
“Ne mendojmë se Banka qendrore amerikane ka përcaktuar tashmë drejtimin në të cilën nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme. Ne presim që normat e interesit në SHBA gradualisht të rriten, ndërkohë që BQE-ja në fillim të këtij muaji ka thënë se normat e interesit do të mbeten në nivelin aktual apo do të ulen. Megjithatë, inflacioni vjetor ka përshpejtuar, duke arritur në 1.1%, nivelin më të lartë në tre vjet dhe presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, tha se rreziku i deflacionit është zhdukur në masë të madhe”, shpjegon Hajfel.
Pas referendumit Brexit në Britani, mes paqëndrueshmërisë potencialisht të gjatë politike për shkak të zgjedhjeve në tokën evropiane këtë vit, JPMorgan ka rekomanduar shitjen e euros në favor të frangut zviceran, si një mbrojtje kundër rreziqeve politike, ndërsa Goldman Sachs parashikon barazinë e euros kundrejt dollarit në 12 muajt e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













